Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Lobotkan

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mesfushorin e Sllovakisë, Stanislav Lobotka bën të ditur “Mundo Deportivo” të martën.

Raportohet se Barça tashmë ka kontaktuar me sllovakun, i cili po shkëlqen këtë edicion me fanellën e Napolit.

Te Barcelona po synojnë transferimin e 27-vjeçarit në fund të sezonit dhe janë të gatshëm të ofrojnë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij. Lobotka është pjesë e Napolit prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Këtë edicion, mesfushori defensiv ka një gol e një asistim në të gjitha ndeshjet. Ai ka edhe 41 paraqitje dhe një gol të shënuar për përfaqësuesen e Sllovakisë.