Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi në epërsi pas pjesës së parë në derbin ndaj Dritës

Llapi dhe Gjilani kanë krijuar epërsi prej një goli në 45 minutat e para të ndeshjeve të xhiros së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Pas ndeshjeve të Kupës së Kosovës në fundjavën e kaluar, këto janë ndeshjet e para të Superligës pas pushimit të gjatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Llapi është duke fituar me rezultatin 1:0 në udhëtim te Drita, në ndeshjen që po luhet në terrenin me bar sintetik.

Golin e vetëm në këtë pjesëlojë e realizoi Arbnor Ramadani, ish-futbollisti i Dritës.

Ramadani realizoi në minutën e katërt të ndeshjes pas një aksioni mirë të ndërtuar.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje që po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, po luajnë Fushë Kosova dhe Gjilani.

Sulmuesi Senad Jaroviq e ka shënuar golin e vetëm për Gjilanin që po fiton me rezultatin 1:0.

Jaroviq shënoi pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë.