Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi humb nga Petropavlovski i Kazakistanit

Pas humbjes në Superkupën e Kosovës, skuadra e Llapit ka pësuar disfatë edhe në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Anatalia të Turqisë.

Llapi, të hënën është mposhtur nga skuadra Qyzyljar Petropavlovsk i Kazakistanit me rezultatin 2:1.

Golin e vetëm për Llapin në këtë ndeshje, e shënoi sulmuesi Drilon Fazliu në minutën e 18-të nga penalltia.

Për Llapin, kjo është miqësorja e dytë e luajtur në Antalia, ku po përgatitet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.

Në miqësoren e parë, Llapi barazoi 1:1 ndaj ekipit Tiszakecskei.