Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi humb miqësoren e parë në Turqi

Skuadra e Llapit e ka humbur miqësoren e parë në Antalia të Turqisë. Llapi pësoi disfatë nga Nasafi i Uzbekistanit me rezultatin 2:1.

Golin e vetëm për llapjanët e shënoi Mërgim Cërnavërni në minutën e 84-t. Ai u asistua nga sulmuesi Ahmed Januzi.

Llapi gjatë përgatitjeve për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës do t’i zhvilloj edhe tri ndeshje kontrolluese.