Rezultati i ndeshjes miqësore ndërmjet Llapit dhe Kaysar Kyzylorda të Kazakistanit e zhvilluar të mërkurën në Antalia mbeti në plan të dytë pas rrahjes që ndodhi në fushë. Pati edhe grushte ndërmjet lojtarëve të të dyja ekipeve.
Ishin futbollistët e ekipit nga Kazakistani që nisën rrahjen të parët. Gjithçka nisi pas një ndërhyrje të një lojtari të Llapit ndaj një lojtari të Kayserit. Nuk munguan grushtet nga lojtarët e të dyja ekipeve.
Llapi e fitoi ndeshjen 2:1, por nuk njoftoi për incidentin e madh që ndodhi në fushë.
VIDEO: