Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli shpreson të merret vesh me Fulhamin për Carvalhon

Liverpooli kishte rëndë dakord që të paguajë 8 milionë funte për 19-vjeçarin e Fulhamit, Fabio Carvalho.

Por, në ditën e fundit të afatit kalimtar, marrëveshja dështoi për shkak se nuk u kompletua dokumentacioni me kohë.

Tani, Liverpooli shpreson që të arrijë marrëveshje me Fulhamin pa pasur nevojë që çështja të shkojë në gjykatë.

Carvalhos i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nëse ai largohet si lojtar i lirë dhe klubet nuk arrijnë të merren vesh, atëherë gjykata mund të vendos një çmim që Liverpooli duhet t’ia paguajë Fulhamit.

Liverpooli po synon që ta mbyll këtë çështje sa më shpejt, pasi për portugezin po interesohen edhe Dortmundi e Sevilla.