Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu me ofertë për Carvalhon

Skuadra e Leipzigut i ka bërë Liverpoolit ofertë zyrtare për mesfushorin Fabio Carvalho.

“Kicker” raporton të enjten se Leipzigu ka ofruar 15 milionë euro për mesfushorin portugez, i cili ka kërkuar largimin nga Liverpooli.

20-vjeçari ka pasur hapësirë të vogël edicionin e fundit dhe për këtë arsye po dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.

Ai ka shënuar 3 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua verën e shkuar nga Fulhami.

Te Liverpooli janë të gatshëm ta shesin Carvalhon por për një ofertë prej 25 milionë eurosh, pasi mesfushori ka kontratë deri në verën e vitit 2027.