Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carvalho pajtohet t’i bashkohet Liverpoolit

Liverpooli ka arritur marrëveshje në parim me Fabio Carvalhon, raporton “Football Insider” të hënën.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp edhe gjatë janarit tentoi të arrinte marrëveshje me 19-vjeçarin.

Futbollisti i Shpresave të Portugalisë, me Fulhamin ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Këtë edicion mesfushori ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 29 paraqitje.