Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli e ka finalizuar marrëveshjen me Carvalhon

Fabio Carvalho, sport, 7 prill, futboll

Liverpooli e ka finalizuar marrëveshjen me Fabio Carvalhon, ka shkruar të enjten “The Guardian”.

Futbollisti i Fulhamit do t’i bashkohet skuadrës që drejtohet nga Juergen Klopp, për pesë milionë euro, plus bonuse të tjera. Ai do t’i bashkohet “të kuqve” në verë.

Fabio Carvalhon, Liverpooli ishte afër që ta transferohet edhe në afatin kalimtar të dimrit, por transferimi dështoi në ditën e fundit.

Portugezi 19-vjeçar Carvalho luan në pozitën e mesfushorit ofensiv. Këtë sezon ai ka luajtur në 31 ndeshje në të gjitha garat. Ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuuar me shtatë asistime.