Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli shpenzon 60 milionë funte për Raphinhan

Liverpooli pritet t’i shpenzojë rreth 60 milionë funte për sulmuesin e krahut të Leeds Unitedit, Raphinhan, ka shkruar “Daily Mail” të mërkurën.

Raphinha shihet si përforcim tjetër i sulmit të “të kuqve”, pasi kjo skuadër transferoi së fundmi edhe Darwin Nunezin.

Kontrata e brazilianit me Leedsin skadon pas dy vjetësh, por ai shpreson të kalojë te ndonjë skuadër që bën gara edhe në Evropë.

Për Raphinhan interesim ka shprehur edhe Barcelona.