Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli ofron 50 milionë euro për Caicedon

Skuadra e Liverpoolit ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e Brightonin, Moises Caicedo.

“The Sun” ka njoftuar të martën se Liverpooli ka ofruar 50 milionë euro për transferimin e 20-vjeçarit.

Te Liverpooli po shpresojnë ta transferojnë Caicedon para mbylljes së afatit kalimtar, pasi trajneri Juergen Klopp po insiston ta ketë nën urdhrat e tij.

Caicedo vitin e shkuar iu bashkua Brightonit për pesë milionë euro dhe impresionoi me paraqitjet që i pati në Premier League.

Këtë edicion, Caicedo ka katër ndeshje të luajtura në kampionatin anglez, ndërsa me Brightonin ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai ka edhe 23 paraqitje e dy gola të shënuar me Përfaqësuesen e Ekuadorit.