Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtohet interesimi për Caicedon

Mesfushori Moises Caicedo do të largohet nga skuadra e Brightonit gjatë janarit.

“The Sun” ka shkruar të hënën, se te Brightoni janë pajtuar me largimin e tij pas ofertave të shumta nga skuadrat e tjera të mëdha të Anglisë.

Chelsea, Arsenali, Liverpooli e Manchester Unitedi janë në garë për 20-vjeçarin, i cili këtë edicion ka një gol në gjashtë paraqitje në Premier League. Kolumbiani iu bashkua Brightonit vitin e shkuar dhe impresionoi me paraqitjet e tij në kampionatin anglez.

Ai ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2025, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 30 milionë euro.