Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në probleme për transferimin e Van Dijkit

Southamptoni do të raportojë Liverpoolin në Premier Ligë lidhur me përafërimin ilegal që kanë bërë “Të Kuqtë” për mbrojtësin Virgil van Dijk, raporton BBC.

25-vjeçari raportohet se dëshiron transferimin në Anfield në rast se largohet nga St. Mary’s.

Holandezi që nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare vitin e kaluar, pritet të transferohet te Liverpooli për 60 milionë funte.

Liverpooli ka refuzuar të komentojë raportimet për ngjalljen e interesimit për mbrojtësin Van Dijk.

Artikuj të ngjashëm