Qendërmbrojtësi i Southamptonit, Virgil Van Dijk, raportohet se akoma është duke kërkuar që të bëhet futbollist i Liverpoolit.
Sipas “SkySports”, një burim i afërt i futbollistit ka thënë se ai dëshiron që të bëhet lojtar i “Të Kuqve” deri në fund të afatit kalimtar të verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiverpooli ishte interesuar edhe më parë për Van Dijkun, por ishte dorëzuar pasi Southamptoni ishte ankuar në “ndjekje ilegale”. Liverpooli i kishte kërkuar falje klubit të Southamptonit.
Pas tërheqjes, Liverpooli nuk kishte provuar më transferimin e tij, ndërsa futbollisti është lënë jashtë ekipit për ushtrimet parasezonale në Francë.