Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mësohet klubi që dëshiron Van Dijku

Mbrojtësi i Southamptonit, Virgil van Dijk, raportohet se tashmë ka vendosur se te cili klub dëshiron transferimin.

Pas kërkesës zyrtare për largim, mbrojtësi holandez e dëshiron kalimin te Liverpooli, para atij te Chelsea, klub që së fundmi ka shprehur interesim për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në muajin qershor, Liverpooli përmes një deklarate kërkoi falje për interesimin pa leje për mbrojtësin, për të cilin u tërhoq nga gara, transmeton Koha.net.

Të hënën, Van Dijk njoftoi se nuk kishte tjetër alternativë veçse të bënte kërkesë zyrtare për largim. The Express raporton se Van Dijk e dëshiron transferimin në Anfield, edhe pse për të interesim ka shprehur kampioni anglez, Chelsea.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp së fundmi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron blerjen e një mbrojtësi, duke insistuar se nuk ka nevojë për lojtar në atë pozitë.