Southamptoni raportohet se ka caktuar çmimin prej 70 milionë funteve për mbrojtësin Virgil van Dijk.
25-vjeçari, i cili nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare verën e kaluar, besohet se është cak i klubeve si Liverpooli, Manchester City dhe Chelsea.
Sipas The Mirror, Southamptoni dëshiron qëndrimin e holandezit, por është përgatitur për shitjen e tij nëse klubi pranon ofertë rreth 70 milionë funte.