Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në garë për Palhinhan

Joao Palhinha

Liverpooli po e rivalizon Bayern Munichun për mesfushorin Joao Palhinha, ka njoftuar “Sky Sports” të mërkurën. Liverpooli po synon ta fitojë garën me Bayernin, pasi po bën gati ofertën për ta bindur Fulhamin në lirimin e 28-vjeçarit.

Reprezentuesi i Portugalisë ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2028 dhe një klauzolë lirimi në vlerë mbi 50 milionë euro. Ai iu bashkua Fulhamit verën e shkuar nga Sportingu dhe këtë edicion ka shënuar 1 gol në 6 ndeshje të luajtura në Premier League.

Palhinha ishte pranë transferimit te Bayerni para fillimit të këtij edicioni, por kjo lëvizje dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar për shkak të vonesës së dokumentacionit. Në 22 paraqitje për Portugalinë, Palhinha ka shënuar edhe 2 gola.

Artikuj të ngjashëm