Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me short të lehtë në Ligën e Evropës

Ish-kampioni i Anglisë, Liverpooli ka pasur një short relativisht të lehtë në Ligën e Evropës. Liverpooli këtë edicion do të paraqitet në garën e nivelit të dytë të UEFA-s, pasi nuk siguroi njërën prej katër pozitave të para në Premier League edicionin e shkuar.

Në shortin e tërhequr të premten në Monaco, është caktuar që Liverpooli të jetë pjesë e Grupit E. Këtë grup e përbëjnë edhe LASK-u i Austrisë, St. Gillosie e Belgjikës dhe Toulouse e Francës.

Fituesi i Ligës së Konferencës edicionin e shkuar, West Ham Unitedi është pjesë e Grupit A, së bashku me Olympiacosin (Greqi), Freiburgun (Gjermani) dhe ekipin nga Serbia, Baçka Topolla.

Grupi B, përbëhet nga Ajaxi, Marseille, Brightoni dhe AEK-u, ndërsa konsiderohet si më i fortë në Ligën e Evropës.

Rangersi i Skocisë luan në Grupin C, ku do të ketë punë me Betisin, Spartën e Pragës dhe Aris Limassolin e Qipros.

Në Grupin D, janë vendosur Atalanta, Sportingu, Sturmi dhe Rakowi i Polonisë.

Pjesë e Grupit F, janë Villarreali, Rennesi, Maccabi Haifa dhe Panathinaikosi.

Roma e Jose Mourinhos, dotë përballet me Sllavinë, Sheriffin dhe Servettin në kuadër të Grupit G.

Ndërkohë, në Grupin H që edhe është i fundit, janë përfshirë Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës, Qarabagu, Molde e Hackeni.

Ndeshjen e para të fazës së grupeve do të zhvillohen më 21 shtator, ndërsa kjo fazë do të përfundoj më 14 dhjetor të këtij viti. Finalja e këtij edicioni në Ligën e Evropës, do të luhet më datën 22 maj të vitit të ardhshëm në stadiumin “Dublin Arena” të Republikës së Irlandës.

Artikuj të ngjashëm