Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me ofertë për Koulibalyn

Liverpool ka bërë një ofertë të befasishme për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Kolibaly.

Mediat angleze kanë raportuar se drejtuesit e klubit i kanë ofruar Napolit rreth 50 milionë euro dëmshpërblim për lojtarin.

Oferta e klubit anglez thuhet se është duke u shqyrtuar nga drejtuesit e klubit italian.

Për mbrojtësin senegalez interesim të vazhdueshëm kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu.

Koulibaly ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm