Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për Zaniolon

Skuadra e Liverpoolit ka intensifikuar interesimin për sulmuesin e krahut, italianin Nicolo Zaniolo. “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur të hënën, se krerët e Liverpoolit kanë bërë gati ofertën për transferimin e Zaniolos në verë.

Për shërbimet e tij, Liverpooli do të ofrojë 40 milionë euro dëmshpërblim. Mësohet se skautët e Liverpoolit kanë përcjellë Zaniolon në disa ndeshje këtë edicion dhe janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e tij. Në 39 paraqitje për Romën në të gjitha garat, Zaniolo ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tetë asistime.

Ai ka kontratë me Romën deri në verën e vitit 2024.

Artikuj të ngjashëm