Nicolo Zaniolo është një prej lojtarëve më premtues në futbollin italian. Talenti i tij ka bërë që të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrave të njohura evropiane.
“Corriere dello Sport” të dielën ka shkruar se Liverpooli dhe Tottenhami janë duke përgatitur rreth 50 milionë funte angleze për ta siguruar firmën e Zaniolos.
22-vjeçari në 35 ndeshje të luajtura këtë sezon për Romën ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuuar me tetë asistime.
Artikuj të ngjashëm