Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi e Tottenhami në garë për Zaniolon

Juventusi dhe Tottenhami janë futur në garë për transerimin e Nicolo Zaniolos në fund të këtij sezoni, kanë njoftuar mediumet italiane të mërkurën.

Bëhet e ditur se Zaniolo është i gatshëm të largohet nga Roma dhe për këtë arsye Juventusi e Tottenhami kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Dy skuadrat janë të gatshme të ofrojnë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për sulmuesin e krahut, i cili ka kontratë me Romën deri në verën e vitit 2024. 22-vjeçari këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar pesë herë në 26 paraqitje për Romën në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm