Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli i rrezikshëm ballafaqohet me Cityn lider

Premier League rikthehet pas pushimit dyjavor shkaku i ndeshjeve të përfaqësueseve.

Dhe ndeshja hapëse e xhiros së 13-të do të jetë shumë e zjarrtë.

Të shtunën, Manchester City lider do të luajë kundër Liverpoolit të vendit të dytë, Liverpoolit, në ndeshjen që nis në orën 13:30.

City ka 28 pikë në vendin e parë, kurse Liverpooli dhe Arsenali në vendin e dytë e të tretë kanë një pikë më pak.

Tottenhami ka 26 pikë në vendin e katërt, kurse AstonVilla ka 25 pikë.

Edhe Të dielën derbi i madh Liverpool – City Futboll Të dielën derbi i madh Liverpool – City

“Të kuqtë” e Juergen Kloppit e mbyllën edicionin e kaluar në vendin e pestë me 22 pikë prapa skuadrës që udhëhiqet nga Pep Guardiola, që e fitoi tripletën.

Megjithatë, në edicionin aktual, pritet të jetë luftë e madhe deri në fund të kampanjës për titull kampioni, pasi në garë deri tani janë dëshmuar serioze shumë ekipe.

Në ndeshjen e fundit në Premier League, Liverpooli u turpërua me disfatën 4:1 në “Etihad Stadium”. Në këtë impiant, City është në seri prej 23 fitoreve të njëpasnjëshme në të gjitha garat.

Në ndeshjen e fundit para pushimit shkaku i ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”, City pranoi katër gola nga Chelsea. Ndërkohë, ka listë të gjatë të lojtarëve që janë në dyshim për të luajtur. Në mesin e tyre janë Kevin de Bruyne, John Stones, Mateo Kovaçiq e Nathan Ake.

Erling Haaland pësoi lëndim sa ishte me Norvegjinë, por pritet të jetë titullar për duelin derbi.

Edhe City – Liverpool, derbi i madh evropian Futboll City – Liverpool, derbi i madh evropian

Liverpooli është një prej dy skuadrave të ligës, ndaj së cilës sulmuesi shtatlartë nuk ka shënuar gol. Ai nuk i ka shënuar as Brentfordit.

Haalandi ka 49 gola në Premier League në 47 paraqitje.

Sa u përket statistikave, Liverpooli e ka fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit në Premier League si mysafir ndaj Cityt. Hera e fundit ishte në vitin 2015, kur Liverpooli i Kloppit kishte triumfuar 4:1.

Ndërkohë, trajnerët Guardiola e Klopp do të takohen për herë të 29-të mes vete.

Edhe Është sërish Guardiola kundër Kloppit, pasi City e Liverpooli kryesojnë në Premier League Sport Është sërish Guardiola kundër Kloppit, pasi City e Liverpooli kryesojnë në Premier League

Kloppi ka 11 fitore, ndërsa Guardiola ka triumfuar 10 herë.

Arsenali luan në udhëtim te Brentfordi të shtunën nga ora 18:30, ndërsa Tottenhami të dielën në orën 15:00 e pret AstonVillan.