Në “Anfield” do të zhvillohet ndeshja e dy prej skuadrave më dominuese të Premier Leagues në vitet e fundit.
Liverpool e Manchester City, të dielën nga ora 17:30, do të përballen në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të të elitës angleze. Me këtë superderbi përfundon xhiroja.
Dy skuadrat përballen me qëllim të qartë, ndjekjen e titullit të kampionit.
City ka 47 pikë dhe e zë vendin e dytë. Gjashtë pikë më shumë ka Arsenali në vendin e parë.
Liverpooli ka mbetur më prapa, në pozitën e gjashtë me 39 pikë. “Të Kuqtë” janë kampionë në fuqi të Anglisë. Por starti jo e mirë ka bërë që Liverpooli të mos jetë prej skuadrave pretendente për ta fituar titullin e kampionit këtë edicion.
Skuadra e Arne Slotit, Liverpooli, xhiron e kaluar fitoi 4:1 ndaj Newcastle Unitedit. Ndërsa City lëshoi pikë shumë të rëndësishme duke barazuar 2:2 me Tottenham Hotspurin në udhëtim.
Ky do të jetë takimi i 200-të mes Liverpoolit dhe Cityt.
Liverpooli ka humbur vetëm një nga 22 ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier League kundër Cityt.
Liverpooli ndeshjen e fundit në shtëpi e humbi në muajin nëntor nga Nottingham Forestit.
City është gjithashtu e vetmja skuadër që nuk ka shënuar gol në pjesën e dytë që nga fillimi i vitit.
Ylli i Cityt, Erling Haaland, nuk ka arritur të shënojë në tri ndeshjet e fundit në udhëtim në elitë kundër Liverpoolit.
“Anfield” është një nga dy stadiumet ku norvegjezi Haaland nuk ka realizuar gol në Premier League.
Edhe në tjetër derbi do të luhet në fundjavë.
Të shtunën nga ora 13:30, Manchester Unitedi e pret Tottenham Hotspurin.
Unitedi me trajnerin Michael Carrick është në seri të mirë të rezultateve. Ka tri fitore radhazi, ndaj Cityt, Arsenalit dhe Fulhamit.
Unitedi ka 41 pikë dhe e zë vendin e katërt. Tottenhami, si edicionin e kaluar, nuk qëndron mirë në kampionat. Renditet në pozitën e 14-të me 29 pikë. Ka dy barazime rresht.
Edhe liderin Arsenalin e pret një ndeshje e vështirë. “Topçinjtë” të shtunën nga ora 16:00 e presin Sunderlandin.
Sunderlandi nuk do ta ketë në përbërje Granit Xhakën, që është ende i lënduar. Sunderlandi ka 36 pikë në vendin e tetë.