Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi City – Liverpool me ndikim të madh në garën për titull

Nuk është asgjë e re që ndeshja ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit ka ndikim në garën për titull të Premier Leagues.

Megjithatë të shtunën dy skuadrat më në formë në vitet e fundit në Angli do të kenë synime të kundërta.

Ndeshja Manchester City – Liverpool e hap xhiron e 29-të të Premier Leagues dhe nis në orën 13:30.

Për kampionin në fuqi, Cityn, çdo rezultat tjetër, përveç fitores në “Etihad”, do t’i jepte liderit të Premier Leagues, Arsenalit, shansin për ta rritur diferencën e pikëve dhe për t’iu afruar titullit të parë pas 19 vjetëve.

Arsenali ka 69 pikë, tetë më shumë se City i vendit të dytë, ndërsa po të shtunën nga ora 16:00 e pret Leeds Unitedin. Arsenali e ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Edhe City – Arsenal, derbi që mund ta vendosë titullin Futboll City – Arsenal, derbi që mund ta vendosë titullin

Për Liverpoolin është një sfidë e rëndësishme në kërkim të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.

Fitorja për secilën skuadër do të ishte shumë e rëndësishme, edhe pse ato nuk luftojnë me njëra-tjetrën për titull kampioni.

Këto dy skuadra kanë fituar pesë titujt e fundit. City e ka fituar katër herë, ndërsa Liverpooli një herë.

Liverpooli ka 42 pikë dhe zë vendin e gjashtë në tabelë.

Tottenhami në vendin e katërt ka 49 pikë, me dy ndeshje më shumë të luajtura.

Edhe Të dielën derbi i madh Liverpool – City Futboll Të dielën derbi i madh Liverpool – City

Mes tyre është Newcastle Unitedit që ka po ashtu dy ndeshje më pak të zhvilluara se Tottenhami, ndërsa ka 47 pikë gjithsej.

City në këtë edicion mund të dalë triumfues në Premier League, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

Por në kampionat fillimisht duhet ta ngushtojë diferencën e pikëve që e ka me Arsenalin.

“Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola po shkojnë drejt një përfundimi të përkryer këtë edicion. Kanë humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

City i ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit, por orarin e ka shumë të vështirë në ditët në vijim.

Edhe City – Liverpool, derbi i madh evropian Futboll City – Liverpool, derbi i madh evropian

Pas ndeshjes me Liverpoolin, City ballafaqohet me Bayern Munichun në dy ndeshje të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Më pas luan në gjysmëfinale të Kupës FA me Sheffield Unitedin, kurse me Arsenalin në ligë takohet në fund të muajit prill.