Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli fiton thellë ndaj Norwichit

Liverpooli ka fituar thellë ndaj Norwichit dhe ka avancuar në raundin e pestë të Kupës FA. Të dielën, “të kuqtë” fituan me rezultatin 5:2, në ndeshjen e parë qëkur trajneri Juergen Klopp njoftoi për largimin e tij në fund të sezonit.

Curtis Jones në minutën e 16-të shënoi për 1:0, ndërsa Benjamin Gibson në minutën e 22-të, i barazoi shifrat për skuadrën e kategorisë së dytë të futbollit anglez. Darwin Nunewz më pas shënoi për 2:1 në minutën e 28-të.

Diogo Jota në minutën e 53-të dhe qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk në minutën e 63-të, shënuan për epërsinë 4:1. Borja Sainz e ngushtoi rezultatin në 4:2 në minutën e 69-të, kurse epilogun final të ndeshjes e vendosi Ryan Gravenberch, në minutën e pestë të kohës shtesë.

Liverpooli në rrethin tjetër të garës do të luajë kundër fituesit të ndeshjes mes Watfordit dhe Southamptonit. Këto dy skuadra do ta zhvillojnë edhe një tjetër ndeshje, pasi të dielën barazuan 1:1.