Liverpooli pa telashe e ka kaluar raundin e pestë të Kupës FA.
“Të kuqtë” e drejtuar nga Juergen Klopp, pas triumfit në “Carabao Cup” të dielën ndaj Chelseat, fituan 3:0 ndaj Southamptonit.
Mesfushori 18-vjeçar Louie Koumas shënoi për 1:0 në minutën e 44-t.
18-vjeçari tjetër, Jayden Danns, i shënoi dy golat e fundit në pjesën e dytë.
Ai u inkuadrua në minutën e 62-të, ndërsa realizoi në minutën e 73-të dhe të 88-të për fitoren 3:0.
Në çerekfinale Livepooli do të luajë në “Old Trafford” kundër Manchester Unitedit.