Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli nuk lejon befasi, kualifikohet në gjysmëfinale

Liverpooli kualifikohet në gjysmëfinale të EFL Cup

Liverpooli ka bërë vend në gjysëmfinale të EFL Cup. 

Të mërkurën mbrëma, lideri i Premier Leagues fitoi 2:1 në ndeshjen në udhëtim ndaj Southamptonit.

Kjo ishte çerekfinalja e fundit e Kupës së Ligës angleze e zhvilluar të mërkurën. 

Darwin Nunez shënoi për 1:0 në minutën e 24-t, ndërsa për 2:0 konkretizoi Harvey Elliott në minutën e 32-të. 

Golin e vetëm Southamptoni e shënoi në minutën e 59-të. 

Edhe Liverpooli eliminon Tottenhamin nga Kupa e Ligës Futboll Liverpooli eliminon Tottenhamin nga Kupa e Ligës

Realizator ishte Cameron Archer. 

Të enjten është ndeshja Tottenham Hotspur – Manchester United.