Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në gjysmëfinale të Kupës EFL

Liverpooli ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës EFL. Liverpooli në çerekfinale të Kupës së Ligës fitoi thellë ndaj West Ham Unitedit, me rezultatin 5:1.

Dominik Szoboszlai realizoi në minutën e 28-të, ndërsa Curtis Jones në minutën e 56-të dhe Cody Gakpo në minutën e 71-të, realizuan për 3:0.

Jarrod Bowen i mysafirëve e ngushtoi epërsinë në minutën e 77-të. Por Mohamed Salah në minutën e 82-të dhe Jones me një tjetër gol dy minuta më pas, vulosën epilogun përfundimtar të ballafaqimit.

Gjysmëfinalistët tjerë të garës janë Chelsea, Fulhami dhe Middlesbrough.