Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli fiton thellë ndaj Newcaslte Unitedit

Liverpooli

Liverpooli e ka mposhtur thellë në shtëpi Newcastlen Unitedin me rezultatin 4:1, në kuadër të javës së 24-t të Premier Leagues. 

Anthony Gordon e kaloi në epërsi Newcastlen në minutën e 36-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Liverpooli reagoi shpejt duke i barazuar shifrat pesë minuta më pas. Hugo Ekitike ishte realizatori i golit. 

Francezi Ekitike e shënoi edhe golin e epërsisë 2:1 në minutën e 43-të. 

Florian Wirtz e shënoi golin e tretë për “Të Kuqtë” në minutën e 67-të. 

Golin e fundit e shënoi mbrojtësi i qendrës, Ibrahima Konate, në minutën e 93-të. 

Liverpooli është lartë në tabelë me 39 pikë. Newcastle është në mesin e tabelës me 33 pikë.