Liverpooli do të luajë në finalen e “Wembleyt” në Kupën e Ligës, pas fitores së thellë 4:0 ndaj Tottenhamit.
“Të kuqtë” e drejtuar nga trajneri Arne Slot, që kishin humbur 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL, shkëlqyen në “Anfield” për fitoren që ia siguruan finalen me Newcastlen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNewcastle të mërkurën mbrëma e eliminoi Arsenalin.
Cody Gakpo shënoi në minutën e 34-t me asistim të sulmuesit Mohamed Salah.
Sulmuesi i Egjiptit në minutën e 51-të shënoi për 2:0 nga penalltia.
Golin e tretë e realizoi mesfushori hungarez, Dominik Szoboszlai në minutën e 75-të, ndërsa pesë minuta më vonë, qendërmbrojtësi Virgil van Dijk, e vendosi rezultatin përfundimtar.
Për kapitenin Van Dijkun ishte goli i 26-të me Liverpoolin në të gjitha garat, qëkur debutoi në vitin 2018.
Finalja Liverpool – Newcastle zhvillohet më 16 mars.