Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli feston titullin e parë pas 30 vjetësh

Liverpooli është kampion i Anglisë në futboll. Titullin e Premier Leagues për edicionin 2019\2020, Liverpooli e siguroi të enjten mbrëma, ndonëse nuk luajti.

Falë fitores 2:1 të Chelseat ndaj Manchester Cityt, Liverpooli shpallet kampion.

Shtatë xhiro para fundit, Liverpooli i ka 86 pikë, 23 më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

Liverpooli i famshëm, titullin e fundit e kishte fituar në vitin 1990. Tani ka 19 tituj të Anglisë.

Chelsea fitoi derbin e xhiros së 31-të falë një goli nga penalltia në minutën e 78-të. Willian realizoi nga pika e bardhë, pasi penalltia u dha pas rishikimit të situatës në sistemin VAR.

Edhe Më në fund, Liverpooli shijon një fitore Futboll Më në fund, Liverpooli shijon një fitore

Christian Pulisic kaloi Chelsean në epërsi në minutën e 36-të. Kevin De Bruyne barazoi shifrat në minutën e 55-të. Chelsea renditet i katërti me 54 pikë.

Liverpooli të mërkurën mbrëma fitoi 4:0 ndaj Crystal Palace.