Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea – Liverpool, kryendeshja e xhiros në Angli

Chelsea

Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpooli, nuk po kalon periudhë të mirë të rezultateve. 

Ka pësuar dy humbje rresht, në ligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Pas humbjes 2:1 në elitën angleze, “të kuqtë” të martën u mposhtën nga Galatasaray në udhëtim 1:0 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës në “Champions”.

Por te Liverpooli synojnë këndelljen në ndeshjen e vështirë në udhëtim te Chelsea të shtunën nga ora 18:30, në xhiron e shtatë të Premier Leagues.

Kjo vlerësohet edhe si kryendeshja e kësaj fundjave në Angli.

Edhe Chelsea – Liverpool, kryendeshja e xhiros në Angli Futboll Chelsea – Liverpool, kryendeshja e xhiros në Angli

Liverpooli është lider me 15 pikë. Chelsea ka tetë pikë në vendin e tetë.

As skuadra e Chelseat nuk qëndron mirë me rezultate. I ka humbur dy ndeshjet e kaluara në elitën angleze. Pësoi disfatë nga Brightoni dhe nga Manchester Unitedi.

Ndërkohë në Ligën e Kampionëve, klubi londinez e mposhti Benfican në “Stamford Bridge”, 1:0.

Chelsea po kërkon që ta shmangë humbjen e tretë rresht në ligë. Tri herë rresht për herë të fundit ishte mposhtur në maj të vitit 2023.

Kjo do të jetë përballja e 200-të mes Chelseat dhe Liverpoolit.

Edhe Liverpooli synon fitore ndaj Chelseat për të mbetur lider Futboll Liverpooli synon fitore ndaj Chelseat për të mbetur lider

Liverpooli ka 85 fitore, Chelsea ka 66 dhe 48 herë skuadrat janë ndarë baras.

Liverpooli nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit të Premier League në “Stamford Bridge”.

Fitorja më e thellë e Liverpoolit në “Stamford Bridge” është 5:2 në edicionin 1989/90.

Fundjava e kaluar ishte hera e parë që Chelsea, Liverpooli dhe Manchester Unitedi humbën në të njëjtën ditë në Premier League që nga 16 prilli i vitit 1994.

Liverpooli ka fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Edhe Gara për titull e zjarrtë, kryendeshja në Manchester Futboll Gara për titull e zjarrtë, kryendeshja në Manchester

Të shtunën do të luhen edhe tri ndeshje të tjera.

Nga ora 13:30 luhet ndeshja Leeds – Tottenham, kurse nga ora 16:00 zhvillohen ndeshjet Arsenal – West Ham United dhe Manchester United – Sunderland.