Skuadra e Liverpoolit mund t’ia rrëmbejë Wolverhamptonit sulmuesin e Koresë së Jugut, Hee-chan Hwang. Bëhet e ditur se Liverpooli është i gatshëm t’i paguajë 11 milionë euro për ta siguruar 25-vjeçarin nga Salzburgu.
Hwang para fillimit të këtij edicioni u huazua te Wolvesi, por ekipi anglez nuk ka shprehur ende interesim për ta shfrytëzuar opsionin e blerjes së tij. Kështu që, Liverpooli ka avancuar në këtë aspekt dhe gjasat janë të mëdha që ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Hwang ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2026, kurse këtë edicion ka shënuar katër gola në nëntë ndeshje në Premier League me fanellën e Wolverhamptonit.
Artikuj të ngjashëm