Sulmuesi anglez, Jessie Lingard, pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Kështu, ka shkruar të hënën “Daily Mail”. Bëhet e ditur se interesim për shërbimet e 29-vjeçarit kanë shfaqur disa skuadra italiane, përfshirë Romën, Milanin, Interin e Juventusin.
Lingard në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedin. Ai thuhet se tashmë po shqyrton të gjitha ofertat për të ardhmen e tij dhe nuk e ka përjashtuar kalimin në Itali. Lingard këtë sezon ka pasur minutazhë të vogël te Unitedi, duke regjistruar 19 paraqitje ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.
Krahas ekipeve italiane, Lingardin po e synojnë edhe ato angleze, West Hami e Newcastle Unitedi.