Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi synon Lingardin

Sulmuesi i krahut, Jesse Lingard ka gjasa që sezonin tjetër të luajë në Serie A. Sajti italian “Calciomercato” ka raportuar të premten se skuadra e Juventusit është futur në garë për transferimin e tij.

Mësohet se Juventusi po e synon Lingardin, të cilit i skadon kontrata me Manchester Unitedin në fund të sezonit.

Anglezi nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin me Unitedin dhe tashmë është i lirë për të negociuar me skuadrat tjera.

Te Juventusi po e shohin Lingardin si opsion të mirë për sezonin e ardhshëm dhe pritet së shpejti ta kontaktojnë. 29-vjeçari ishte pranë largimit nga Unitedi muajin e shkuar por klubi anglez i refuzoi të gjitha.

Këtë sezon, Lingard ka shënuar dy gola dhe ka një asistim në 14 paraqitje në të gjitha garat.