Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani e Juventusi favoritë për Lingardin

Skuadrat nga Serie A, Milani dhe Juventusi po e udhëheqin garën për transferimin e futbollistit anglez, Jesse Lingard raporton ESPN. Bëhet e ditur se Lingard ka refuzuar të gjitha ofertat dhe po shqyrton vetëm ato të dy skuadrave italiane që po insistojnë në transferimin e tij.

29-vjeçari në verë do të jetë futbollist i lirë dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Lingard këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël tek Unitedi, ku në 22 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

Ai para fillimit të këtij sezoni u kthye te Unitedi pas huazimit te West Hami.

Artikuj të ngjashëm