Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në garë për Lingardin

Skuadra e Milanit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Jese Lingard. Mediumet britanike kanë njoftuar të martën se Milani tashmë ka kontaktuar Manchester Unitedin në lidhje me transferimin e Lingardit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lingard pritet të largohet nga Unitedi në fillim të vitit të ardhshëm pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

28-vjeçari këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka një asistim në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.

Megjithatë, krahas Milanit, në garë për shërbimet e Lingardit janë edhe Evertoni, Newcastle e West Ham Unitedi.

Artikuj të ngjashëm