Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lideri i Premier Leagues bindshëm ndaj Brentfordit

Liverpooli ka shënoi fitore bindëse në udhëtim te Brentfordi.

Të shtunën pasdite, skuadra e Jurgen Klopp realizoi fitore 4:1.

Liverpooli për asnjë moment nuk e diskutoi çështjen e fituesit. E dominoi plotësisht ndeshjen.

Kaloi në epërsi me golin e Darwin Nunezit në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë rriti epërsinë me Alexis Mac Allister në minutën e 55-të, ndërsa Mohamed Salah shënoi në rikthimin e tij në minutën e 68-të.

Ivan Toney në të 75-n shënoi golin e nderit për vendasit.

Cody Gakpo (86’) katër minuta para fundit vulosi rezultatin përfundimtar.

Por për Liverpoolin ka lajme të këqija një javë para finales së Kupës së Ligës, ku përballen me Chelsean. Curtis Jones, Diogo Jota e Nunez u zëvendësuan për shkak të lëndimeve.

Liverpooli mbetet në vendin e parë me 57 pikë, pesë më shumë se City dhe Arsenali. City ka dy ndeshje më pak, ndërsa Arsenal një.

Brentfordi është i 14-i me 25 pikë.

Artikuj të ngjashëm