Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli i afrohet top-katërshes

Liverpooli ka fituar ndaj Brentfordit në xhiron e 35-të të Premier Leagues për t’iu afruar pozitës së katërt në tabelë, që automatikisht çon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

“Të Kuqtë” triumfuan 1:0 në Anfield të shtunën. Golin e vetëm e realizoi Mohamed Salah në minutën e 13-të.

Kjo ishte fitorja e gjashtë rresht për Liverpoolin.

Ekipi i Jurgen Kloppit tani ka 62 pikë në pozitën e pestë, një më pak se Manchester Unitedi që mbyll top-katërshen, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Artikuj të ngjashëm