Futboll

Tjetër humbje e kampionit në Premier League

Arne Slot

Arne Slot

Liverpooli është në krizë të thellë të rezultateve. “Të Kuqtë” të shtunën mbrëma e kanë pësuar disfatën e katërt radhazi në Premier League. Ndërsa në të gjitha garat, Liverpoolit, në gjashtë ndeshjet e fundit ka pesë humbje.

Skuadra që drejtohet nga trajneri, Arne Slot, Liverpooli, u mposht në udhëtim nga Brentfordi me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së nëntë. 

Dango Ouattara i kaloi në epërsi vendësit në minutën e pestë.

Brentfordi shifrat i dyfishoi në minutën e 45-të me golin që e realizoi Kevin Schade.

Në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Milos Kerkez, e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Igor Thiago shënoi për 3:1 në minutën e 60-të. Golin e dytë për mysafirët e shënoi Mohamed Salah në minutën e 89-të por që në fund nuk mjaftoi t’ia rrezikonte fitoren Brentfordit.

Liverpooli ka 15 pikë në pozitën e gjashtë. Brentfordi ka dy pikë më pak në vendin e dhjetë.