Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpooli, është në krizë të rezultateve në Premier League.
“Të kuqtë” kanë tri disfata radhazi në kampionatin anglez. Janë mposhtur nga Crystal Palace, Chelsea dhe Manchester Unitedi.
Liverpooli synon që të shtunën t’i jap fund rezultateve negative në elitë.
Liverpooli nga ora 21:00 luan në udhëtim te Brentfordi. Kjo ndeshje i takon xhiros së nëntë të kampionatit anglez.
Tri disfatat e fundit kanë bërë që Liverpooli ta lëshojë kreun e tabelës. Renditet në pozitën e tretë me 15 pikë. Brentfordi ka pesë pikë më pak në vendin e 13-të.
Liverpooli rrezikon t’i humbë katër ndeshje radhazi për herë të parë që nga shkurti i vitit 2021.
Skuadra e Arne Slotit të mërkurën fitoi 5:1 ndaj Eintracht Frankfurtit në “Champions”. Kështu i dha serisë prej katër humbjeve rresht. Tani kërkon të reagojë edhe në Premier League.
Liverpooli ka fituar pesë ndeshjet e fundit ndaj Brentfordit. Po ashtu është i vetmi ekip në Premier League që nuk ka ende barazim.
Në fundjavë do të ketë edhe ndeshje tjera interesante.
Një prej takimeve interesante është ai ndërmjet Chelseat dhe Sunderlandit.
Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 16:00.
Chelsea ka 14 pikë dhe renditet në pozitën e pestë. 14 pikë ka edhe Sunderlandi, dy vende më poshtë.
Kapiten i Sunderlandit është mesfushori Granit Xhaka.
Lider i Premier Leagues është Arsenali me 19 pikë.
Arsenali të dielën e pret Crystal Palacen nga ora 15:00. Palace e zë vendin e tetë me 13 pikë.