Mohamed Salah ka shkëlqyer në fitoren bindëse të Liverpoolit.
Liverpooli të dielën fitoi 3:0 ndaj Brentfordit në kuadër të Premier Leagues. Sulmuesi egjiptian shënoi dy gola. Ai realizoi për 1:0 në minutën e 39-të dhe për 2:0 në minutën e 62-të. Golin e tretë për Liverpoolin e realizoi Diogo Jota në minutën e 74-t.
Liverpoolit po ashtu iu anuluan dy gola për shkak të ofsajdit.
Skuadra e Juergen Kloppit ka 27 pikë nga 12 ndeshje. Brentfordi mbetet me 16 pikë në mesin e tabelës.