Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski thyen rekordin 50-vjeçar të Gerd Muellerit

Bayern Munichu ka shënuar fitoren e pestë radhazi në kampionat. Kampioni në fuqi të premten mposhti Wolsburgun në shtëpi me rezultatin 4:0, në ndeshjen ku sulmuesi Robert Lewandowski theu rekordin 50-vjeçar të sulmuesit legjendar gjerman, Gerd Mueller.

Vendasit e nisën furishëm duke shënuar në minutën e shtatë me Thomas Muller për 1:0.

Në minutën e 57-të Dayot Upamecano realizoi për 2:0. Vetëm dy minuta më vonë, Leroy Sane shënoi gol të bukur për 3:0.

Golin e fundit e shënoi Lewandowski për rezultatin 4:0. Për sulmuesin polak ky ishte goli i 43-të kalendarik në Bundesligë, më së shumti ndonjëherë.

Bayern Munichu pas kësaj fitoreje mbetet lider në Bundesliga me 43 pikë, derisa Wolsburgu ka 20 pikë.

Artikuj të ngjashëm