Bayerni ka shënuar fitore të rëndësishme në garë për titull të kampionit në Bundesligë.
Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 16-të, kampioni në fuqi fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Wolfsburgut.
Thomas Mueller asistoi në të dy golat, ndërsa golashënues ishin Jamal Musiala në minutën e 33-të dhe Harry Kane në minutën e 43-të.
Për Wolfsburgun golin e shënoi Maximilian Arnold në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Bayerni është i dyti me 38 pikë nga 15 ndeshje. Në tabelë udhëheq Bayer Leverkuseni me 42 pikë nga 16 ndeshje.
Në ndeshjet tjera të së mërkurës në Bundesligë, Union Berlini fitoi 2:0 ndaj Koelnit. Eintracht Frankfurti e mposhti Borussia Moenchengladbachu me rezultatin 2:1 me gola të minutës së 91-të dhe 97-të. Heidenheimi fitoi 3:2 ndaj Freiburgut, derisa Stuttgarti ishte bindës ndaj Augsburgut, 3:0.