Bayerni është kthyer te fitorja në Bundesligë. Pas tri barazimeve dhe një humbjeje, Bayerni të premten mbrëma fitoi thellë, 4:0, ndaj Bayer Leverkusenit.
Leroy Sane shënoi për 1:0 që në minutën e tretë. Jamal Musiala realizoi golin e dytë në minutën e 17-të, ndërsa Mane shënoi gol tjetër në minutën e 39-të. Thomas Mueller vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 84-t.
Ndeshja e ka hapur xhiron e tetë të Bundesligës. Bayerni është i dyti me 15 pikë, dy më pak se Union Berlini. Leverkuseni renditet i 16-ti me vetëm pesë pikë.
Union Berlini të shtunën është mysafir i Eintracht Frankfurtit, në ndeshjen që luhet nga ora 15:30. Ndërkohë Borussia Dortmundin luan në udhëtim ndaj Koelnit. Dortmundi është i treti aktualisht me 15 pikë.