Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski te Real Madridi në vitin 2022

Foto: Reuters

Për Robert Lewandowskin, edicioni 2021/2022, mund të jetë i fundit te Bayern Munichu, shkruan “AS”.

Raportohet se sulmuesi polak dëshiron që të kalojë te Real Madridi në verën e vitit 2022.

Madje, bëhet e ditur se ëndrra e 32-vjeçarit është të veshë fanellën e Reali, klub i cili do të jetë në gjendje të përballojë shumën financiare që do të kërkojë Bayerni.

Edhe Bayerni e ka të qartë se Lewa do të kërkojë largimin, para se të hyjë në vitin e fundit të kontratës.

Kontrata me klubin gjerman, Lewandowskit i skadon në qershor të vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm