Robert Lewandowski është futbollist i Barcelonës prej vitit 2022, por ai mund të largohet nga “blaugrana” në vitin e ardhshëm.
Skuadra Al Riyadh po planifikon që t’i sigurojë shërbimet e tij, dhe kalimin në elitën e futbollit të Arabisë Saudite e dëshiron edhe vetë sulmuesi polak.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi suedez “Fotbollskanalen”.
Lewandowski në karrierën e tij ka luajtur vetëm për skuadra evropiane.
Deri tani, ai i ka realizuar 101 gola dhe ka dhuruar 20 asistime në 147 paraqitje për Barcelonën.
Sulmuesi 36-vjeçar karrierë ka bërë edhe te disa skuadra polake, ndërsa shkëlqeu me fanellën e Dortmundit dhe Bayern Munichut në Gjermani.
Me Dortmundin i kishte 103 gola të realizuar, kurse me Bayernin i pati 344 gola në total.