Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lewandowski refuzon ofertën 100-milionëshe

Robert Lewandowski

Ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski, do të mund të kishte marrë shumë para në verën e vitit të kaluar. Kështu ka njoftuar menaxheri i tij, Pini Zahavi, në një intervistë dhënë për mediumin polak “Fakt” të premten. 

36-vjeçari ka pasur ofertë të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një vit më parë, ai pranoi ofertë konkrete. Ofruan 100 milionë euro në sezon. Në sezon!”, tregon Zahavi. Por, Lewandowski kishte vendosur që ta refuzonte atë ofertë. 

“Ai preferoi të qëndronte dhe të luftonte për La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Për pak sa nuk e arriti suksesin në të dyja garat”. 

Lewandowski ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.