Futboll

Lewa do të largohet nga Barcelona

Robert Lewandowski

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij edicioni. 

Mediumet spanjolle kanë raportuar se Barça nuk do t’ia vazhdojë kontratën qendërsulmuesit me shumë përvojë. 

37-vjeçarit Lewandowski kontrata me gjigantin katalunas i përfundon verën e ardhshme. Në kontratën e Lewas është mundësia e zgjatjes edhe për një vit tjetër por kjo nuk pritet të ndodhë pasi drejtuesit e Barçës kanë filluar të kërkojnë sulmues të ri për edicionin e ardhshëm. Lewa aktualisht është lojtari më i paguar te Barça. 

Lewandowski verën e kaluar refuzoi disa oferta shumë të mira nga disa klube nga Arabia Saudite vetëm për të qëndruar te klubi i madh spanjoll.

Reprezentuesi i Polonisë te Barça u transferua në vitin 2022 nga Bayern Muncheni për 45 milionë euro. Ka 149 ndeshje të zhvilluara, 101 gola të shënuar dhe ka kontribuar me 20 asistime.